14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rikthimi i serialit “Njerëz dhe Fate”/ Arben Derhemi ndan foto me personazhet: “Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”

Rikthimi i serialit hit shqiptar “Njerëz dhe Fate” është tashmë fakt i kryer. Jo shumë ditë më parë aktori Arben Derhemi i cili luante rolin e Florit publikoi në rrjetet sociale një foto me Robert Ndrenikën, i cili luante rolin e babait të tij në serial, Durimi.

Që prej përfundimit të serialit, fansat e serialit kanë pritur që të rikthehet, me aktorët protagonistë që gjatë viteve e kanë pranuar se do donin po ashtu t’i riktheheshin roleve të tyre. Dhe më në fund dëshira u është plotësuar.

Derhemi ka publikuar një tjetër foto, ku ai shfaqet pranë Erës, motrës së tij në serial (Eni Jani Fuga) dhe dajës shef policie (Alfred Trebicka), ndërsa shkruan bashkëngjitur: “Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.

Kur telenovela “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj në TVSH, “mbërtheu” para ekranit pafund shqiptarë që prisnin plot ankth e frikë se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar.  Nuk dihet nëse ngjarjet do të rimerren dhe do të vazhdohen në kohën që u ndërprerën apo do tregojnë vazhdimin e tyre në ditët e sotme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...