10.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Rindërtohet skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Në Elbasan po rindërtohet skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021. Policia e Elbasanit që prej mbrëmjes së djeshme ka rrethuar me shirit rrugën në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku ndodhi edhe ngjarja. Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ekspertët po rindërtojnë skenën e krimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Arjan Hakon, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertët e pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

Apeli vendosi që të kryhet eksperimenti hetimor, pas kërkesës së Paplekaj për rikualifikim të veprës penale, nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Ai u dënua me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës.

Për vrasjen e Xhuvanit, u dënuan me 1 vit shërbim prove dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Po ashtu dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT