4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rita Ora befason : “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë”, Beson tek gjenet familjare dhe astrologjia

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka surprizuar publikun me një deklaratë të pazakontë, duke pohuar se beson se mund të jetë “shtrigë”. Në një intervistë për podcastin Happy Hour Overheard, 34-vjeçarja tregoi se kjo “fuqi mistike” është një gjen familjar, që sipas saj trashëgohet në familjen e saj.

“Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt, por unë besoj se e kam patjetër,” u shpreh Ora. Ajo e përshkroi edhe martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore”, ndërsa foli për pasionin e saj ndaj jogës dhe astrologjisë.

Këngëtarja tregoi ritualet që e ndihmojnë të ruajë qetësinë dhe balancën: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë.” Ajo shtoi se beson 100 për qind tek astrologjia dhe e konsideron si një fe personale që mund të udhëheqë shpirtin e njeriut.

Para performancave, Rita ruan një qetësi të brendshme dhe shmang atmosferat “rock ’n’ roll”: “Disa marrin muzikë të çmendur, shot-e… Unë bëj ushtrime dhe vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.”

Këngëtarja gjithashtu ndau një këshillë që i ka ndryshuar qasjen ndaj jetës: “‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’ Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të eci më qetë dhe të shmang reagimet impulsive.”

Rita Ora vazhdon të kombinojë karrierën muzikore me një botëkuptim të pasur mistik, duke treguar se spiritualiteti dhe praktikat personale janë pjesë e rëndësishme e jetës së saj të përditshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...