10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rita Ora befason vizitorët e dyqanit në Londër si arkëtare për një ditë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një surprizë të madhe për vizitorët e dyqanit ‘Primark’ në rrugën Oxford të Londrës, duke u bërë për pak kohë arkëtarja e atij dyqani. Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, artistja ka ndarë momentin kur ajo merr një bexh me emrin e saj dhe fillon t’u shërbejë klientëve në arkën e dyqanit.

Në video, Rita Ora shihet mjaft e lumtur dhe tepër energjike teksa përshëndet dhe ndihmon klientët, duke i bërë ata të ndihen të veçantë dhe të befasuar.

“U ndala në dyqanin e Primark në rrugën Oxford për të befasuar blerësit në festimin e përvjetorit të parë të bashkëpunimit tonë! Mbani sytë hapur, shumë më tepër është në rrugë e sipër,” shkruan Rita në përshkrimin e videos.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me ‘Primark’. Koleksioni përfshin një gamë të gjerë veshjesh që janë moderne dhe të përballueshme, të cilat kanë qenë shumë të pritura nga fansat dhe klientët e ‘Primark’. Rita Ora, me këtë veprim, ka arritur të sjellë një notë personale dhe të veçantë në promovimin e koleksionit të saj të ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...