11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Robert De Niro dhe Al Pacino pozojnë së bashku për herë të parë në fushatën e Moncler

Edhe pse janë dy legjenda të kinemasë që kanë bashkëpunuar në filma të suksesshëm dhe kanë një miqësi të ngushtë, Robert De Niro dhe Al Pacino rrallë fotografohen së bashku. Fushata e re e Moncler solli një rast perfekt për ta, duke i parë të pozojnë për herë të parë bashkë para objektivit të Platonit, të veshur me xhaketa të zeza nga koleksioni.

Në njërën nga fotot bardh e zi, të shpërndara nga De Niro në Twitter, dy aktorët shihen duke buzëqeshur dhe duke u mbështetur në një tavolinë, ndërsa në një tjetër shikojnë kamerën me habi. De Niro e shoqëroi postimin me fjalët: “Unë dhe shoku im më i mirë.”

Përveçse miq të ngushtë, ata janë edhe një dyshe ikonike filmi, me bashkëpunime në tituj të njohur si The Godfather Part II (1974), Heat (1995), Righteous Kill (2008) dhe The Irishman (2019). Fushata e Moncler shënon një moment të rrallë për fansat e tyre, duke i parë legjendat e Hollivudit së bashku në një imazh jo vetëm të modës, por edhe të miqësisë së gjatë mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...