Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, duket se ka nisur një romancë të re. Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se ajo është në një lidhje me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
Aludimet u shtuan pasi Vesa publikoi një foto me fanellën kuq e zi, ndërsa ndjekësit vunë re se ajo dhe Mirlind e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar këto lajme, fansat presin një deklaratë nga dyshja. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse kjo është një romancë e re apo thjesht një miqësi.






