30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Hapi “Kutinë e Pandorës” , Xumi: “Lekët do ti përdor për nënen me kancer”, Egli: “Edhe un kam babain por…”

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP solli një moment dramatik, me Eglin si protagonisten kryesore. Ajo u përzgjodh për të hapur Kutinë e Pandorës, një mundësi që gjithmonë sjell një avantazh dhe një sfidë brenda shtëpisë.

Një dhuratë e veçantë: Udhëtim çift në Turqi

Si pjesë e avantazhit, Egli përfitoi një udhëtim çift në resortin luksoz Titanic Deluxe Belek, në brigjet jugore të Turqisë, dhuruar nga Globus Travel. E emocionuar, ajo deklaroi se do t’i shijonte këto pushime së bashku me të ëmën.

Mendoj që është dhurata më e bukur që mund t’i bëj nënës sime. I kam premtuar që një ditë do të hipim bashkë në avion, dhe tani më në fund ky moment po bëhet realitet,” – u shpreh ajo me mirënjohje.

Vendimi i vështirë: Vetja dhe Xumi në televotim

Por, si çdo “Kuti e Pandorës”, edhe kjo kishte një sfidë të madhe. Egli duhej të dërgonte dy banorë në një televotim “kokë më kokë”, ku njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga shtëpia të martën.

Pas një momenti reflektimi, ajo bëri zgjedhjen më të guximshme: nominimin e vetes dhe Xumit.

Kam vendosur të mos shkoj me gjaknxehtësi për debatet e momentit, por të përballem me diçka që më ka shoqëruar që nga dita e parë këtu brenda. Dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendosë.

Reagimet pas vendimit

Pas këtij vendimi, Xumi u prek emocionalisht, duke treguar se nëse fiton çmimin e madh, do ta përdorë për kurimin e nënës së tij, e cila vuan nga kanceri.

Nga kjo deklaratë, Egli u ndje keq, pasi edhe babai i saj vuan nga e njëjta sëmundje, por sipas saj, ajo ka zgjedhur të mos e përdorë këtë si pjesë të rrugëtimit të saj brenda shtëpisë.

Kjo përballje pritet të jetë një nga më të fortat deri më tani në Big Brother VIP, me një votim që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës. Publiku tashmë ka në dorë vendimin për të zgjedhur se kush do të largohet nga shtëpia të martën.

Si mendoni, kush do të mbijetojë në këtë televotim të fortë?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...