9.5 C
Tiranë
Friday, January 10, 2025
spot_img

Rovena Stefa ndan historine e dhimbshme: “Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje”

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka ndarë një histori të dhimbshme dhe prekëse nga jeta e saj private, duke zbuluar për herë të parë përballjen me dhunën në marrëdhënien e saj dhe humbjen e një fëmije gjatë shtatzënisë. Në një rrëfim të sinqertë dhe të dhimbshëm, Rovena ka shpalosur periudhën e errët të jetës së saj kur ishte vetëm 21 vjeç dhe u përfshi në një marrëdhënie që fillimisht dukej premtuese, por përfundoi në një makth.

Ajo tregoi se lidhja e saj me një djalë, e cila nisi si një histori pasioni, shpejt mori një drejtim të tmerrshëm për shkak të problemeve të tij me ligjin, alkoolin dhe substancat narkotike. Rovena përshkroi se si agresiviteti dhe xhelozia u rritën ditë pas dite, dhe një natë dhuna u bë kaq e rëndë sa ajo përfundoi e rrahur dhe e përplasur në shkallë.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë,” tha Rovena.

Ajo e tregoi me detaje momentin e tmerrshëm kur dhuna arriti kulmin: “Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën.”

Një pjesë e dhimbshme e këtij rrëfimi ishte edhe humbja e një fëmije, e cila ndodhi gjatë asaj periudhe të dhunshme. Rovena zbuloi se ishte shtatzënë në atë kohë dhe humbi fëmijën si pasojë e përplasjes së dhunshme. Ajo tregoi se kjo humbje e kishte goditur shumë, pasi dëshironte me ngulm të kishte fëmijë dhe një lidhje të qëndrueshme.

“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo,” tha Rovena, duke shpërndarë dhimbjen e saj të thellë dhe dëshirën për një të ardhme më të mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT