12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Rrëfehet 45-vjeçari, u plagos në këmbë teksa po punonte tokën me bel kur shpërtheu granata në Librazhd

Olsi Elezi është 45-vjeçari i cili u plagos në këmbë teksa po punonte tokën me bel kur shpërtheu granata në Librazhd.

Ai u shpreh se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

Ishim duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai teksa po merr trajtim në spital ndërsa duket që është ende në gjendje shoku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT