11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rrëfehet për herë të parë bashkëshorti i Hyeda El Saied:Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”

Thierry, bashkëshorti i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied e cila u nda nga jeta më 23 nëntor, ka folur për herë të parë në një program televiziv shqiptar, ku rrëfeu gjithçka nga momenti kur Hueyda zbuloi se ishte e sëmurë, si ja thanë të birit deri te gjendja e tij aktuale.

“Është një shok shumë i madh. Mbetet një peshë e madhe, por përpara se të filloja, do doja të thoja shumë faleminderit për të gjithë mesazhet që kemi marrë nga ana e Shqipërisë. Këtë e them edhe në emër të Gabrielit. Shumë faleminderit.
Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën.

Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme.

Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur Thierry.

Me një lidhje me Skype nga Luksemburgu, Thierry tregoi për momentin kur morën vesh se kishte ndërruar jetë, aktivititeti i Instagramit të saj deri trashëgimia kulturore që Hueyda ka lënë pas.

“Edhe për doktorët dhe infermierët ishte një shok, të martën në mëngjes shkuan në dhomë dhe qanë. Kjo ishte diçka surprizuese edhe për mua. Ajo krijoi lidhje me mjekët dhe infermierët dhe të gjithë e mbajnë mend buzëqeshjen e bashkëshortes time.

Në fakt ne vendosëm së bashku me Gabrielin ta mbajmë të hapur Instagramin sepse mund ta mbajmë të hapur këtë lidhjen me të. Duket sikur ajo është akoma këtu dhe mendova se do të ishte diçka shumë e mirë për të gjithë shqiptarë, që e donin bashkëshorten time. Për mua nuk është e lehtë të mbajë të hapur rrjetet sociale”.

Sa i përket shkrimeve që Huejda ka lënë pas, Thierr u shpreh: “Nuk është një ditar i kompletuar, i mirëfilltë. Janë skena të vogla, nga njëherë duket si një libër. Unë i kam lexuar, por më duhet ta mendojmë unë dhe Gabrieli se çfarë do të bëjmë. Tani është herët, por mendojmë pas 7 muajsh, një viti, ndoshta bëjmë diçka me tekstet. Ndoshta i publikojmë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...