26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Peqin, dyshohet për motive hakmarrje

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj Peqin, ku ka mbetur i vrarë një 35-vjeçar.

35-vjeçari Albi Bashalliu është gjetur i vrarë në rrugë, ndërkohë që policia ka ngritur disa postoblloqe për krehjen e zonës, me qëllim gjetjen e autorit/ autorëve të vrasjes.

Burime bëjnë me dije se vëllai i viktimës së sotme, është arrestuar për një vrasje të ndodhur në verën që lamë pas (muajin qershor) po në Peqin.

Paraprakisht dyshohet se edhe vrasja e sotme ka ndodhur për motive hakmarrje, dhe kjo është një nga pistat ku është duke hetuar policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zjarr në fabrikën e fishekzjarrëve në Rusi, të paktën 13 viktima

0
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një fabrikë fishekzjarrësh në rajonin Yaroslavl të Rusisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve...

Rrihet për vdekje zyrtari i partisë në pushtet në Kongo pas thirrjeve për masa...

0
Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik,...

I pezullohet patenta Mauro Icardit pas videos së partneres: “Ndaloni së gënjyeri njerëzit dhe...

0
Sulmuesit argjentinas Mauro Icardi i është pezulluar e drejta për të drejtuar automjetin, pasi partnerja e tij publikoi një video ku shfaqeshin disa shkelje...

Nicole Scherzinger digjet nga uji i valuar një orë para koncertit: “Por shfaqja duhet...

0
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger pësoi një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë në Düsseldorf të...

Tragjedia në Brazil: Nëna dhe vajza 28-vjeçare humbin jetën nga kanceri me vetëm 10...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Brazil, ku një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën jetën nga kanceri me vetëm...