14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rrëfimi i djalit të gruas që vrau kunatin: “Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën time”

Djali i Nazmije Mulakut, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj Xhevdet Millaku me 10 plumba në lagjen “Kodra e Trimave”, ka dhënë një rrëfim të ndjeshëm lidhur me marrëdhëniet familjare që përfunduan në mënyrë tragjike. Në një intervistë për mediat, ai ka zbuluar detaje të reja që e ndryshojnë perceptimin mbi ngjarjen.

Sipas rrëfimit të tij, raportet midis familjeve ishin të mira dhe të afërta. Ai theksoi se xhaxhai i tij, tani i ndjerë, asnjëherë nuk e kishte kërcënuar nënën e tij, ndryshe nga deklaratat e mëparshme që kishin ardhur në Prokurori.

“Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer. Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndjerë si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë. Ma herët kemi jetuar bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pirë bashkë me të. Ai e ka parë që zhurmat që janë krijuar nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit,”
ka thënë ai.

Në lidhje me pretendimet se axhi i tij kishte kërcënuar nënën e tij, ai është shprehur qartë: “Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën time, dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentuar të sulmojë fizikisht nënën time.”

Ky rrëfim vjen në një kohë kur ngjarja është ende nën hetim dhe do të ndihmojë për të qartësuar situatën e ngatërruar që çoi në këtë akt të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...