19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rrëfimi tronditës i një 50-vjeçari për vrasjen e nënës së tij në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, kur një 50-vjeçar, Lorenzo Carbone, ka rrëfyer live në televizion se kishte vrarë nënën e tij, Loretta Levrini, vetëm 24 orë pas krimit. Carbone, i cili ishte në kërkim nga policia për dyshimin se ishte autori i vrasjes, u përball me një gazetar teksa kthehej në shtëpi. Gazetari e ka pritur para derës dhe, gjatë transmetimit live, ai ka bërë të ditur se ishte ai që kishte kryer aktin e tmerrshëm.

Nuk e di pse e bëra,” ka deklaruar ai, teksa shfaqte pendim të dukshëm. Më tej, Carbone ka treguar me detaje mënyrën se si e kishte mbytur nënën e tij me një lak, duke theksuar se kishte provuar disa metoda të tjera para se të vendoste për këtë akt.

Gruaja e moshuar, Loretta Levrini, u gjet e vdekur nga vajza e saj rreth orës 17:00, gjatë një vizite të zakonshme të fundjavës. Ajo ishte gjetur në shtrat, e mbytur me lak, duket se gjatë mëngjesit të së dielës.

Pas rrëfimit tronditës të Carbone, gazetari ka njoftuar policinë. Autoritetet kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar 50-vjeçarin, i cili tani do të përballet me akuzat për vrasje. Kjo ngjarje ka shkaktuar një shqetësim të madh në komunitet dhe ka ngritur pyetje mbi motivet që qëndrojnë pas këtij krimi të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...