12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rregull i ri në aeroportet italiane: Mjafton bileta për të hipur në avion, pa pasaportë

Pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian nuk do të kenë më nevojë të paraqesin dokument identifikimi gjatë hipjes në avion, për sa kohë që kanë me vete boarding pass-in (biletën e imbarkimit). Ky është rregulli i ri i agjencisë italiane të aviacionit civil ENAC, i cili ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

“Në aeroportet italiane, nuk është më e detyrueshme të tregoni një dokument identiteti së bashku me boarding pass për të gjitha fluturimet vendase dhe evropiane”, deklaroi presidenti i ENAC, Pierluigi De Palma. Ai shtoi se dokumentet e identifikimit duhet të mbahen gjithmonë me vete, për çdo rast verifikimi nga autoritetet.

Sipas tij, kjo risi synon të shkurtojë procedurat burokratike dhe të përshpejtojë procesin e imbarkimit, duke eliminuar vonesat e panevojshme. De Palma e cilësoi vendimin si një hap drejt modernizimit të shërbimit për pasagjerët.

Megjithatë, kontrollet e sigurisë mbeten të pandryshuara, dhe pasagjerët do të kalojnë përmes skanimit të zakonshëm dhe kontrollit të bagazheve.

Vendimi ka ngjallur reagime të përziera në Itali. Organizata e konsumatorëve Codacons e cilësoi si “befasuese” këtë ulje të standardeve të sigurisë, ndërsa Assoutenti u shpreh i shqetësuar për pasojat që mund të ketë ky ndryshim në kontrollin e identitetit.

Pavarësisht kritikave, autoritetet italiane këmbëngulin se masa është efikase dhe e sigurt, dhe se nuk cenon integritetin e sistemit të kontrollit ajror. Në çdo rast, qytetarët duhet të kenë me vete një dokument identiteti të vlefshëm, edhe nëse nuk e tregojnë gjatë imbarkimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...