7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rreth 3 orë në Prokurori, Bardhi dëshmon për 8 janarin: “Ka pasur vetëm akte vetëmbrojtëse ndaj protestuesve të dhunshëm”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka përfunduar dëshminë e tij para prokurorëve Elio Mazreku dhe Elisabeta Imeraj, kjo e fundit drejtuese e Prokurorisë së kryeqytetit.

Për tre orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dëshmuar në prokurori në lidhje me protestën e 8 janarit.

“Ka vijuar bashkëpunimi jonë me prokurorinë, që nga momenti i parë. Sot jam përgjigjur dhe kam dhënë përgjigje për çdo çështje të kërkuar nga prokuroria, duke nisur me momentin kur protestuesit mësyjnë PD, kontaktet që kam pasur me policinë dhe cfarë ka ndodhur në katin e dytë të selisë së PD. Kam kërkuar dhe vijoj të kërkoj zbardhjen e plotë të cështjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e tyre. Autorët as nuk fshihen, as nuk skuqen, as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë përgjegjësinë e një akti të dhunshëm ndaj PD. Pres nga prokuroria pa asnjë hezitim të vendosë para përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë.

Policia e Shtetit është njoftuar në orën 12:27 minuta. Kam komunikuar më shumë se 7 herë zyrtarët e lartë të policisë dhe ndërhyrja ka qenë 40 minuta me vonesë.

E vetmja lëndë rrethanore në selinë e PD kanë qenë fikset e zjarrit.

Kam dhënë deklarime për çdo çështje që jam pyetur, nuk ka pasur asnjë sulm nga brenda selisë. Ka patur akte vetëmbrojtje për të ndaluar turmën të futet në selinë e PD dhe për këtë episod kam dhënë shpjegime.”, tha Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...