10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rreth 300 raste të bullizimit dhe përndjekjes online të raportuara nga gratë dhe vajzat në Shqipëri vetëm në një vit

Rreth 300 raste të bullizimit dhe përndjekjes online u raportuan nga gratë dhe vajzat në të gjithë vendin për vitin e shkuar, sipas të dhënave të konfirmuara nga Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Ky rrjet thekson se teknologjia dhe platformat e komunikimit, si Facebook, Instagram, TikTok, e-mail, ose mesazhet përmes Skype, Snapchat, messenger dhe Viber, janë mjedise ku disa forma të dhunës lehtësohen.

Ekspertët që merren me çështjen e theksojnë urgjencën e ndërmarjes së hapa të menjëhershëm, jo vetëm për evidentimin e rasteve, por edhe për dënimin e personave të përfshirë në akte të tilla.

“Në këtë vit, kemi vërejtur rritje të shprehur të rasteve të raportuara nga vajzat dhe gratë, që janë viktima të dhunës online,” thekson një përfaqësues i rrjetit.

Për të parandaluar këtë fenomen, është organizuar një fushatë për internet të sigurt. “Kemi të bëjmë me një pakt kombëtar, ku synojmë të ecim më tej dhe mund të shohim një projektligj të ardhshëm për dënimin e atyre personave përgjegjës për dhunën online,” shtoi një eksperte.

Në kontekstin e kësaj problematike, një nga rastet më të fundit është ai i një gruaje 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, e cila u vetëflijua pasi ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj. Ky rast nisi me denigrimin dhe përndjekjen në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...