24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Burgoset përdhunuesi shqiptar në Angli, prova e ADN në arushin e pelushit kryeson hetimin

Një përdhunues shqiptar është dënuar me tetë vjet burg në Angli pasi prova ADN e lënë në një arush pelushi e identifikoi atë në një sulm seksual. Sipas policisë Metropolitane, viktima, një grua rreth të 50-tave, përdori një lodër të butë për të shtyrë Bardhyl Mustafajn, 64 vjeç, gjatë sulmit seksual në shtëpinë e saj në Hampstead Heath.

Detektivët zbuluan se Mustafaj, i cili njihet me viktimën, kishte vizituar shtëpinë e saj për të rregulluar një llambë. Ai u burgos më 19 janar për katër akuza për përdhunim që ndodhën në maj 2019. Prova ADN nga arushi pelushi ishte vendimtare për nxjerrjen e tij para drejtësisë.

Detektivi i policisë Sam Orchard, drejtor i hetimit nga Ekipi i Hetimit Kompleks, komentoi: “Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme.”

Prova kryesore e hetimit ishte prania e ADN-së së Mustafajt në arushin pelushi, të cilin viktima e përdori për ta larguar kur tentoi ta përdhunonte. Mustafaj u deklarua i pafajshëm, por u dënua nga një juri më 1 dhjetor në gjykatën Wood Green Crown. Arrestimi i tij ishte bërë më 6 maj 2019, ndërsa gjykimi u krye më 29 qershor 2022.

Detektivi i policisë Sam Orchard, i cili drejtoi hetimin nga Ekipi i Hetimit Kompleks, tha: “Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme. Kjo i lejoi oficerët të bënin menjëherë punën e tyre, duke analizuar skenën e krimit, duke mbledhur një sërë provash të ADN-së, duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm, duke gjetur të dyshuarin”.

“Vëmendja e tyre e pamëshirshme ndaj detajeve nënkuptonte se asnjë gur nuk mbetej pa lëvizur. Një provë kryesore ishte prania e ADN-së së Mustafajt në arushin pelushi, të cilin viktima e përdori për ta larguar kur tentoi ta puthte. Mustafaj tani është pas hekurave për një kohë të konsiderueshme dhe nuk do të jetë në gjendje të abuzojë me gra të tjera”, thuhet më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...