18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës, 846 të shtruar

Në spitalet dhe klinikat e Kosovës ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 976 pacientë, bëri të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Kjo shifër paraqet rritje të hospitalizimeve krahasuar me një ditë më parë, ku nga 960 pacientë të shtrirë në spitale dhe klinika, 846 pacientë pozitivë me koronavirus, po merrnin trajtim mjekësor.

Numri i pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore është rritur po ashtu, ku sipas njoftimit të 13 shtatorit, 63 pacientë janë në kujdes intensiv dhe një ditë më parë ishin 56. Ndërkaq, sipas njoftimit 831 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi. Sipas raportit ditor, numri më i madh i pacientëve në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është në Klinën Infektive, ku po trajtohen 97 pacientë.

Ndërkaq, spitali i Pejës vazhdon të ketë numrin më të lartë të pacientëve, ku aktualisht janë 174 të shtrirë. Më 13 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të sëmundjes COVID-19. Kosova javëve të fundit po përballet me rritje të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Gjatë dhjetë ditëve të fundit janë regjistruar 237 vdekje nga COVID-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, jep dorëheqjen pas dështimit të kombëtares...

0
Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herën e tretë radhazi, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

Tronditëse në Vlorë: 63-vjeçari goditet për vdekje pas një konflikti të çastit në lagjen...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë rrugës “Çipajve”, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë pas një...

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...