13.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Rritja e çmimeve/ Guvernatori Sejko: “Do të ketë ndikim në ecurinë e inflacionit në Shqipëri, rrezik për rimëkëmbjen ekonomike”

Banka e Shqipërisë po monitoron pasojat e rritjes së çmimeve dhe në rast se ndikimi në inflacion do të jetë më i lartë se pritshmëritë, BSH-ja është e gatshme të rishikojë politikat monetare.

Këtë deklaroi guvernatori Sejko në mbledhjet e organizuara virtualisht përgjatë 13- 20 tetorit me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Rritja e çmimeve në tregjet botërore, me siguri do të ketë ndikimin e saj në ecurinë e inflacionit në Shqipëri, çka sipas guvernatorit vlerësohet si rrezik për rimëkëmbjen ekonomike. Por ajo që është e rëndësishme është fakti se efekti i tij pritet të jetë kalimtar. Në bisedën virtuale, Sejko theksoi se gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë ka ruajtur kahun simulues të politikës monetare, në shërbim të kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv, si dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimeve disaditore ishte konsolidimi i sistemit bankar, për të cilën guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet e fokusuar në mbikëqyrjen e këtij sistemi. Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi financiar dhe sektori bankar kanë vijuar të performojnë në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht rreziqeve të veprimtarisë. Në veçanti, sektori bankar zgjeroi ndjeshëm veprimtarinë dhe treguesit kryesorë të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm, si dhe raporti i kredive me probleme arriti nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit, 6.9% në muajin gusht 2021.

Në vijim, guvernatori u shpreh se fokusi i politikave makroprudenciale të Bankës do të kthehet drejt zhvillimit të mëtejshëm të sistemit financiar. Përmirësimi i arkitekturës rregullatore të këtij sistemi dhe forcimi i rrjetave të sigurisë financiare është një punë e vazhdueshme që merr një vëmendje të madhe nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë pret një kthim në kahun konsolidues të orientimit të politikës fiskale, që do t’i shërbente si rritjes së hapësirave të reagimit ndaj goditjeve potenciale në të ardhmen, ashtu dhe kombinimit të duhur të normalizimit të politikave.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zbutjen e efekteve negative të dhëna nga pandemia, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...