7.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Rritja e çmimeve ka bërë të mundur shitjen e floririt të papërpunuar në tregun e zi

Rritja e çmimit të arit ka nxitur kërkesën për blerjen e floririt të papërpunuar. Drejtues të argjendarive kryesore në Tiranë pohojnë se floriri i papërpunuar në bizhuteri apo në formë monedhash po kërkohet më tepër nga individë që kanë para informale.

Shitja e floririt të papërpunuar aktualisht është e lartë në tregun e zi. “Kërkesa për flori në tregun informal gjithmonë ka qenë e lartë, por pas fillimit të luftës është rritur tendenca e blerjes së floririt të papërpunuar në bizhuteri apo në formë monedhash për shkak të çmimit të lartë.

Aktualisht çmimi i floririt në formë prokat ka arritur deri në 60,000 euro/kg nga 48,000 euro më parë. Ari po kërkohet më tepër nga individë që zotërojnë para informale, të cilët nuk kërkojnë të bëjnë blerje nëpërmjet bankave. Çmimi i floririt pritet të shënojë rritje dhe për këtë arsye kërkohet të krijohen rezerva”, nënvizon Agron Gjikondi, drejtuesi i argjendarisë “Gjikondi”.

Kërkesa për bizhuteri luksi nga të pasurit në këtë periudhë është tkurrur 10% sipas administratorit të argjendarisë “Gjikondi”. Çmimet e bizhuterive me material floriri dhe diamanti janë rritur 6-8%, për shkak të shtrenjtimit të tyre në bursë.

Agron Gjikondi thotë se nuk është rritja e çmimeve që ka ulur kërkesën e të pasurve për produkte luksi, por lufta Ukrainë-Rusi. “Klientela jonë përbën 1 deri 2% të popullatës, për shkak të çmimeve të larta të bizhuterive. Për këtë periudhë, çmimet janë rritur, pasi ari dhe diamanti janë rritur në bursë.

Por te rënia e kërkesës për bizhuteri nuk ka ndikuar rritja e çmimeve. Me fillimin e luftës, edhe të pasurit ndihen të pasigurt, pasi nuk e dinë se çfarë do të ndodhë më tej”, veçon ai.

Në vitin 2021 u rritën importet e perlave e gurëve të çmuar

Në vitin 2021, të dhënat mbi tregtinë e jashtme tregojnë për një rritje jo të zakontë të importit të perlave dhe gurëve të çmuar, me gati mbi 80% në krahasim me vitin 2020 dhe gati 100% në krahasim me periudhën parapandemike, vitin 2019.

Gjatë vitit të kaluar, importet e perlave dhe gurëve të çmuar shënuan rritje si në vlerë dhe sasi. U importuan gjithsej 3,6 miliardë lekë (29,2 milionë euro) bizhuteri të çmuara. Siç shihet nga të dhënat, rritja u reflektua edhe në sasi, ku rezulton të jenë importuar 213 tonë perla dhe gurë të çmuar, gati më shumë se dyfishi i vitit 2019, kur u importuan 38 tonë.

Aktorët kryesorë të tregut pohuan se, kriza pandemike dhe krizat në përgjithësi rrisin interesin e disa personave për të investuar një pjesë të kursimeve në sende me vlerë.

Frika për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare zhvendos interesin për të investuar kursimet në sende me vlerë të tilla si bizhuteri të shtrenjta, të cilat u rezistojnë krizave ekonomike, duke mos e humbur vlerën në kohë.

Por kriza pandemike, e cila ishte e pazakontë nga natyra, për shkak të masave bllokuese në lëvizje nxiti dëshirën e njerëzve për te konsideruar zotërimin e bizhuve të çmuara si një mjet antistres gjatë pandemisë.

Aktorët kryesore të tregut, pohuan se, pas një stepje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 kur nisi edhe pandemia, importet e gurëve, perlave dhe metaleve të çmuara shënuan rritje në 6-mujorin e dytë 2020, tendencë që u theksua fort edhe gjatë vitit 2021.

Zhvillime të njëjta kishte edhe në tregjet ndërkombëtare. Tregu i perlave dhe bizhuterive pa një rritje jo të zakontë të shitjeve sidomos gjatë festave të fund vitit.

Konsumatorët mundën të blejnë artikuj të çmuar, pasi arritën të kursejnë nga udhëtimet dhe veshjet gjatë pandemisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT