3.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Rritja e çmimit të bukës, asnjë gjobë për kompanitë e miellit/ Ahmetaj: “Unë kam besim tek autoriteti i konkurrencës, respektoj vendimin e tyre”

Komisioni i Konkurrencës vendosi të mos gjobisë kompanitë e miellit. Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë, vetëm 2 nga anëtarët e Komisionit vendosën pro ndëshkimit me gjobë të këtyre ndërmarrjeve, tre të tjerët votuan kundër.

Në këto kushte, rritja abuzive e çmimit të miellit, që solli për pasojë edhe shtrenjtimin e bukës, kaloi edhe kësaj here pa penalitete. “Në mbledhjen që u zhvillua dje, lidhur me vendimin ‘Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve ‘AgroBlend SHPK’, ‘Miell Tirana SHA’, ‘Bloja SHA’ dhe ‘Atlas Mills SHPK’ për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020’, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit. Dy prej anëtarëve të këtij komisioni, Juliana Latifi dhe Eduard Ypi, votuan pro ndëshkimit me gjoba të këtyre ndërmarrjeve, ndërkohë që Leida Matja, Adriana Berberi si dhe Denar Biba votuan kundër kësaj mase administrative”

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur asnjë kompani mielli, e cila rriti çmimin dhe si pasojë u rrit edhe çmimi i bukës.

Në një konferencë për mediat, Ahmetaj u shpreh se respekton vendimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe si një ent i pavarur, numri dy i qeverisë u shpreh se investigimi është bërë i thellë.

“Unë kam besim tek autoriteti i konkurrencës, ata janë profesionistë kështu qe edhe si një ent i pavarur e respektoj vendimin e tyre. Sa më përket mua, vendimi që ata kanë votuar që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe që nuk ka marrëveshje horizontale, siç referohet teknikisht në këto raste, praktikisht i besoj që janë bërë një investigim të thellë. Dhe kanë votuar më përgjegjshmëri institucionale, qytetarë dhe profesionale”, tha Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...