11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rritja e çmimit të energjisë/ Meta: “ERE të shpjegojë në Kuvend arsyet pse pranoi propozimin e Qeverisë, preken deri në 130 mijë familje”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat,ka kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë, ERE, që të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë dhe të japë shpjegime mbi arsyet përse u pranua pa asnjë ndryshim kërkesa e qeverisë për vendosjen e fashës 80 kwh gjë që do të sjellë rritjen e cmimit të energjisë për shqiptarët.

“Vendimet e fundit të ERE, me të drejtë kanë sjellë një impakt tepër negativ, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga përfaqësuesit të sipërmarrjes dhe biznesit në vend, ndaj jam sot këtu për të shprehur mbështetjen më të plotë të kërkesës së konfindustrias për Kuvendin e Shqipërisë për të thirrur në seancë urgjente ERE pikërisht për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë dhe problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022.

Ky ent e ka për detyrë ligjore të sqarojë në mënyrë profesionale para Kuvendit arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjetik që kanë çuar në pranimin e  plotë të propozimit të qeverisë për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike”, tha Meta.

Meta theksoi se nga rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 tetori, do të preken “92 mijë deri në 130 mijë familje shqiptare e do ketë ndikim në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...