10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rritja e çmimit të naftës, Sindikatat e Taksistëve në protestë/ “Kostoja nuk del, populli do të paguajë trefish më shumë”

Reagimi i qytetarëve në të gjithë Shqipërinë për rritjen e çmimit të naftës, duket se ka shtyrë dhe Sindikatën e Taksistëve për të dalë në protestë.

Ata kanë tre kërkesa për qeverinë pasi thonë se rritja e çmimit të naftës i ka detyruar të rrisin koston për qytetarët.

Ata kërkojnë që të ulet çmimi i karburanteve, të hiqet taksa e akcizës dhe TVSH për këtë kategori si dhe të rishikohet neni që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim.

Sindikata e taksive sot organizon një protestë qytetare. Të respektojmë rregullat dhe ligjet që qëllimi jonë të arrihet deri në fund.

Pika e parë është ngritja e karburanteve. Kemi kërkuar dhe kërkojmë duke qenë se në kohën e pandemisë ne na dhanë 26 mijë lekë për tre muaj. Ne po shërbejmë 24 orë në 24. Nafta është më e shtrenjtë. Ne detyrohemi të ngremë çmimet. Ne që në vitin 2009 ne nuk kemi ngritur çmimet.

Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit të vitit 2009 ku thuhet se liberalizimi i licencës taxi 4+1. Kushdo mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Në Tiranë ka mbi 2000 taksi. Nuk ka punë. Ka rënë puna për të gjithë taksitë. Plus trafiku që është shumë i rënduar.

E treta është heqja e pikës 11 për taksitë. Na kërkohen rezervim sikur ne jemi autobusë. Ne mund ta dërgojmë një në Durrës dhe të kthehemi bosh. Ne kemi hasur vështirësi me policinë edhe kur jemi me familjet tona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...