26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestimi i protestuesve, aktivistët mblidhen përpara policisë/ “Nuk do lejojmë sulltanët ta ‘mjelin’ këtë vend si të duan”

Teksa policia e Tiranës konfirmoi se ka arrestuar 23 protestues, qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile kanë mbledhur te drejtoria e Policisë së Tiranës ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Për ta, kjo nuk është më një protestë vetëm për naftën por për rritjen e të gjitha çmimeve në vendin tonë.

Ndërkohë, pedagogu Ervin Goci tha se Rama bëri sot një sjellje të shëmtuar me furnizuesit e naftës, duke shtuar se iu dha mesazhin duke treguar se; i ka në dorë.

“Ata arrestojnë aktivistë, juristë, që i shërbejnë kauzave të devotshme të vendit. Nëse flasin për konferenca për dialog, ajo që po mbizotëron dhuna. Nuk kemi ardhur që t’i japim sandiuçin, por që t’i themi se jemi bashkë. Universitarë, studentë po nisen për protestë. Baza nuk është Tirana, por e gjithë Shqipëria. Nafta nuk është rritur as në Ukrainë, atje ku bjenë predha.

Njerëzit që dalin në protesta e drejtojnë shtetin. Ata që marrin vendime në tavolina janë sulltanë, që duan të ndajnë copën e tortës. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vijnë të na bashkohen.” – tha Goci.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...