17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rritja e tarifave të ujit nis në Vlorë pas reformës së agregimit të ujësjellësve

Pas reformës së agregimit të ujësjellësve, e cila synon krijimin e ndërmarrjeve më të mëdha për përmirësimin e shërbimit dhe gjendjes financiare, ujësjellësi i Vlorës ka miratuar rritjen e tarifave. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka aprovuar një rritje prej 33.3% në çmimin e ujit për familjarët që do të shërbehen nga ujësjellës-kanalizime Vlorë, duke e çuar tarifën nga 45 lekë/m3 aktualisht në 60 lekë/m3 nga muaji shkurt.

Tarifat për bizneset dhe klientët publikë do të jenë 20% më të larta. Tarifa për largimin e ujërave të ndotura ka pësuar gjithashtu rritje, duke u rritur 13%, ndërsa tarifat fikse mujore për shërbimin janë dyfishuar për konsumatorët familjarë dhe rritur me më shumë se 2.5 herë për bizneset. Këto ndryshime vijnë në kontekstin e përpjekjeve për përmirësimin e shërbimit dhe mbrojtjen e burimeve ujore nëpërmjet reformës së sektorit të ujësjellësve.

Rritje kanë pësuar edhe tarifat fikse mujore për shërbimin duke u dyfishuar për konsumatorët familjarë nga 100 në 200 lekë në muaj kurse për bizneset është rritur me më shumë se 2.5 herë.

Bashkë me tarifat Enti ka miratuar edhe objektivat kryesorë që i janë vendosur ndërmarrjes sa i takon mbulimit me shërbim të furnizimit me ujë, mbulimit me shërbim të kanalizimeve, uji pa të ardhura, norma e arkëtimit apo mbulimi i kostove.

Ndërmarrja e ujësjellësit të Vlorës bashkon tre ujësjellës që është ai i Vlorës, Selenicës dhe Himarës por që ende sipas statusit të publikuar në faqen e ERRU nuk është bërë riorganizimi i plotë i shoqërisë. Përditësimi i fundit i kësaj faqe është në korrik 2023.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...