28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim mbi problematikat në ofrimin e shërbimit të internetit në rezidencat e banimit

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak ndaj ndërmarrjeve të administrimit të rezidencave të banimit në qarkun e Tiranës lidhur me tregun e aksesit të shërbimit të internetit. Procedura është iniciuar pas ankesave të depozituara dhe vlerësimit të informacionit nga inspektorët në terren. Rezultatet kanë treguar se disa rezidencë kanë patur kufizime në zgjedhjen e ofruesve të shërbimit të internetit, duke ngritur dyshime mbi mundësinë e abuzimit me pozitën dominuese nga ndërmarrjet e administrimit. Hetimi do të konsiderojë periudhën nga janari 2020 deri më tetor 2023 dhe synon zbulimin e shkeljeve potenciale të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Monopole të ofrimit të shërbimit të internetit janë vërejtur në shumë godina të banimit, duke penguar zgjedhjen dhe duke krijuar një situatë ku banorët janë të detyruar të marrin shërbimet nga një ofrues i vetëm.

Ndërmarrjet e administrimit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zbatim të ligjit të vitit 2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”. Referuar nenit 19, të këtij ligji, Kryesia, në emër dhe për llogari të asamblesë, mund të lidhë kontratë për administrimin e bashkëpronësisë me një shoqëri administrimi ose një administrator, person fizik, i cili mund të jetë njëri prej bashkëpronarëve ose një person i jashtëm. Çdo person, fizik apo juridik, privat, që ka për objekt veprimtarie administrimin e ndërtesave, regjistrohet në librin e administruesve, pranë bashkisë, komunës, në juridiksionin e së cilës do ta ushtrojë këtë veprimtari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...