8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rritja e të infektuarve me koronavirus, prijësit fetarë në Maqedoni të Veriut bëjnë thirrje për vaksinim

Prijësit fetarë në Maqedoninë e Veriut, i kanë bërë thirrje popullatës që të vaksinohet kundër koronavirusit, si mënyra e vetme për mbrojtjen e shëndetit nga sëmundja COVID-19 dhe kthimin e vendin në gjendje normale.

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, të mërkurën, më 2 shkurt, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefani tha se kisha që në fillim ka bërë thirrje që të respektohen masat për mbrojtje nga pandemia, por edhe një herë apelon tek besimtarët që të mbrohen nga virusi përmes vaksinimit.

“Në masazhet për festat e mëdha fetare kemi apeluar vazhdimisht që të respektohen masat, sepse është më mirë të parandalohet diçka sesa të shërohet”, ka deklaruar kryepeshkopi, Stefani.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, tha se institucioni fetar që ai drejton po i përmbahet rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe rregullave rregulloreve islame, për mbrojtjen e besimtarëve nga infektimi me koronavirus.

Ai tha se nëpër xhami, në veçanti ditëve të premte jepem mesazhe për të respektuar masat mbrojtëse por edhe për tu vaksinuar.

“Në të gjitha xhamitë në faljet e xhumasë kemi bërë apel që të respektohen masat, por edhe kemi përcjellë mesazhet që besimtarët ta marrin seriozisht vaksinimin”, ka thënë Fetahu.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në takim ka pritur edhe peshkopin e Kishës Katolike, Kiro Stojanov dhe kryetarin e Bashkësisë Hebraike, Pepo Levi.

“Në një kohë pandemie, kur të gjithë janë të prekur nga virusi dhe shumë prej nesh kanë humbur njerëz të dashur, dua të bëjë thirrje për vaksinim kundër kësaj murtajeje, e cila ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës tash e dy vjet. Jam i bindur se kjo është mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit, andaj vaksinohu”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk ka arritur në 50 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë dy milionëshe.

Deri të mërkurën, më 1 janar, 2022, me nga dy doza janë vaksinuar rreth 865 mijë persona.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 e kanë humbur jetën 8,470 persona dhe mbi 80 për qind e tyre kanë qenë të pa vaksinuar.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...