Një rrjedhje e gazit të lëngshëm në shëtitoren kryesore të qytetit të Gjirokastrës ka alarmuar banorët dhe ka shkaktuar panik për një zjarr të mundshëm. Incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në rrugën që përshkon lagjen “18 Shtatori” pranë stadiumit të qytetit.
Gazi është konstatuar mbi sipërfaqen e asfaltit, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar sigurinë e zonës. Për të shmangur çdo rrezik, lëvizja e automjeteve në këtë segment rrugor u bllokua përkohësisht.
Ekipet zjarrfikëse ndërhynë me autobotë dhe ujë me presion për të pastruar mbetjet e gazit dhe për të eliminuar rrezikun. Dyshohet se rrjedhja është shkaktuar nga motorët e automjeteve që përdorin gazin e lëngshëm si karburant.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.