11.5 C
Tiranë
Monday, February 9, 2026
spot_img

Rrjeti i call centerave nën hetim: emra të rinj dalin në skenë, dyshime për kamuflim dhe mbrojtje policore

Emra të padëgjuar më parë, por gjithnjë nën mbrojtje policore, po dalin në pah në lidhje me një nga rrjetet më të mëdha kriminale të call centerave që veprojnë nga ambiente të fshehta deri në kullat e Tiranës. Sipas hetimeve, ky rrjet dyshohet se ka zhvatur qytetarë evropianë përmes investimeve të rreme dhe platformave mashtruese online.

Në qendër të dyshimeve është David Prendi, i cili rezulton pronar në letra i kompanisë “Infinite” shpk, e zbuluar gjatë kontrolleve të BKH-së në kullën Alban Tower. Burime hetimore bëjnë me dije se Prendi dyshohet të jetë kamuflim i njërit prej organizatorëve kryesorë të aktivitetit kriminal, Agim Prekajt, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Sipas SPAK, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, tre vëllezër nga Tropoja, dyshohen si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në vend. Hetimet tregojnë se, pas goditjes së parë nga SPAK — operacion që sipas prokurorisë u dekonspirua nga policia — ata kanë tentuar të hapin celula të reja të aktivitetit në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve në 28 ambiente (banesa, zyra, automjete dhe garazhe), BKH ka sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, serverë, pajisje memorizuese, sisteme monitorimi, dokumente të call centerave, si edhe automjete luksoze, përfshirë një Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të skemës.

Një tjetër emër që del në hetim është Armanildo Saliasi nga Skrapari, i cili rezulton administrator i një call centeri të kamufluar me kompaninë “Balkanspro” shpk. Në mars 2022, Alfred Prekaj i ka shitur Saliasit këtë kompani, me zyra në Rrugën Jordan Misja, objekt i kontrolleve të BKH-së. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për shitje fiktive, e përdorur për të humbur gjurmët e aktivitetit kriminal.

SPAK po heton gjithashtu lidhjet e kësaj strukture me persona të tjerë të arrestuar më herët, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi, të dyshuar si pjesë e të njëjtit rrjet mashtrimi me pasoja të rënda.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë provat e sekuestruara për të dokumentuar plotësisht skemën, rolet dhe përfitimet financiare të personave të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Meloni dënon dhunën në Milano: “Një grup i vogël po prish imazhin e Italisë...

0
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, reagoi ashpër pas përplasjeve dhe tensioneve të dhunshme që shpërthyen gjatë protestës kundër Olimpiadës Milano-Cortina 2026. Ajo dënoi aktet e...

Fotografia e vitit 2015 nxjerr në pah figurat e Silicon Valley në një darkë...

0
Një fotografi e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së tregon një darkë miqësore të vitit 2015 ku morën pjesë disa nga figurat më...

Zbulime të reja: Email-e tregojnë se Princ Andrew priti Jeffrey Epstein dhe gra të...

0
Dokumente të reja të dalura në dritë tregojnë se ish-princi Andrew ka pritur Jeffrey Epstein dhe katër gra në Pallatin Buckingham, ndërsa Mbretëresha Elizabeth...

Ilir Meta dënon sulmin ndaj avokatit të tij në Vlorë: “Autorët duhet të ndëshkohen...

0
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas sulmit ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, në Vlorë. Meta e ka...

25-vjeçari shqiptar sulmon berberin dhe i dënton makinën në Greqi

0
Një ngjarje e dhunshme ka tronditur qytetin e Pylosit në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e 7 shkurtit, pasi dyshohet se...