8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

RTSH: Eni Vasili zyrtarisht në krye të transmetuesit publik, BE ngre shqetësime për lirinë e medias

Kapja përfundimtare e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) nuk ndodhi përmes një përplasjeje publike të fortë, por u finalizua me një marrëveshje të heshtur që vulosi fundin e pavarësisë së medias publike. Në qendër të kësaj lëvizjeje qëndron emri i njohur për publikun shqiptar, gazetarja Eni Vasili, e cila është vendosur zyrtarisht në krye të RTSH-së.

Emërimi i saj nuk erdhi si surprizë, por ishte një zhvillim i paralajmëruar, pjesë e një vendimi të ndërmarrë nga Linda Rama dhe i zbatuar me kujdes nga strukturat e pushtetit. Gazeta “SOT” kishte sinjalizuar prej dy muajsh për këtë lëvizje.

Më shqetësuese është fakti se kapja e RTSH-së nuk u realizua vetëm nga mazhoranca, por edhe me pjesëmarrjen e opozitës. Preferencat e Linda Ramës ndikuan që kryeministri Edi Rama të negocionte një pakt të ri me Partinë Demokratike të Sali Berishës, një lëvizje që u shoqërua me shkarkimin dhe zëvendësimin e të gjithë Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Në muajin shkurt, përfaqësues të PS-së dhe PD-së si Evis Kushi dhe Ina Zhupa bashkëpunuan në kërkesën për shkrirjen e këshillit të mëparshëm, duke argumentuar me problemet ligjore dhe statutore të institucionit. Pas kësaj, u emërua një këshill i ri, me figura të lidhura ngushtë me pushtetin aktual. Kryetar i Këshillit Drejtues u zgjodh Fatjon Hoxhalli, një emër i afërt me qeverinë dhe grupin parlamentar socialist.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap të rëndë në politizimin e transmetuesit publik shqiptar. RTSH, që ligjërisht duhet të mbetet i pavarur, tashmë është kthyer në një mekanizëm të kontrolluar drejtpërdrejt nga politika.

Në këtë kontekst, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar duke ngritur shqetësime serioze. Në një deklaratë të fundit, BE-ja theksoi se “pavarësia e transmetuesit publik të Shqipërisë, përfshirë ndikimin politik në emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe të Këshillit Drejtues, është një çështje afatgjatë që ndikon rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

BE i kujton Shqipërisë angazhimet e marra në kuadër të negociatave, duke kërkuar “një reformë të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator për mediat, përfshirë forcimin e pavarësisë së transmetuesit publik”.

RTSH ka qenë në qendër të debateve prej më shumë se një viti, veçanërisht pas dorëheqjes së ish-drejtorit Alfred Peza, i cili u përball me kritika të forta për shkarkime masive gazetarësh dhe punonjësish gjatë mandatit të tij.

Emërimi i Eni Vasilit në krye të RTSH-së vjen në një moment kritik për lirinë e medias në vend dhe shton shqetësimet mbi ndikimin politik në institucionet e pavarura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...