17.5 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Devoll: Policia parandalon trafikimin e 32.3 kilogramëve kanabis drejt Greqisë

Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë ka parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, pranë piramidave 43 dhe 44 të kufirit shtetëror. Gjatë patrullimit të zonës, shërbimet policore kanë konstatuar në largësi dy shtetas të paidentifikuar që transportonin dy çanta të dyshuara.

Në momentin që janë ndjekur nga policia, dy personat kanë braktisur çantat dhe janë larguar në drejtim të thellësisë së territorit shqiptar, duke përfituar nga terreni i vështirë. Autoritetet shqiptare kanë njoftuar menjëherë edhe autoritetet greke për koordinimin e veprimeve në vijim.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka kryer kontrollin e çantave të braktisura, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 pako me lëndë narkotike të llojit kanabis, me një peshë totale prej 32.3 kilogramësh.

Policia njofton se vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj tentative të trafikimit të drogës përtej kufirit.

Operacioni i suksesshëm i policisë është pjesë e masave të shtuara për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike përgjatë kufirit të gjelbër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...