11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ruçi, mesazh solidariteti për përmbytjet në Gjermani: “Shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara”

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka shprehur mbështetjen ndaj Gjermanisë mbi situatën e përmbytjeve që prej disa ditësh ka përfshirë vendin.

Ruçi shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverisë dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble.

Ai thotë se “Lokomotiva ekonomike e Europës” do t’i kapërcejë sa më shpejtë pasojat e kësaj fatkeqësie.

“Kjo fatkeqësi e papritur e natyrës goditi disa zona të Gjermanisë, vendit mik, partner dhe aletat të Shqipërisë. Shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverise dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble. Shpreh bindjen se Gjermania, kjo lokomotive ekonomike dhe politike e Europës do t’i kapërcejë sa më shpejt pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore.”, shprehet në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...