Ish-deputetja Rudina Hajdari iu është drejtuar me një mesazh sot protestuesve.
Ajo tha se beteja sot nuk është mes partive, mes militantëve, por mes gjithë shqiptarëve nga njëra anë dhe klubit të miliarderëve nga ana tjetër. Nuk i ka përmbajtur lotët, teksa ka kujtuar të atin, Azem Hajdari.
Një pjesë e fjalimit:
Si mundet një student të jetë i qetë kur nuk paguan dot as ushqimin, as qiranë. Si mundet një pensionist të jetë në paqe kur nuk paguan dot me pensionin e tij as ushqimin as ilaçe. Ndaj ne duhet të sigurohemi që as klubi i miliarderëve të mos ketë paqe.
Motra dhe vëllezër, unë jam Rudina Hajdari dhe sot të flas këtu është një privilegj i madh në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur këtu më kujtoni Azem Hajdarin, Azemi kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë. Ju më mbushni me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë. Ju përqafoj dhe ju dua shumë të gjithëve”, deklaroi Hajdari.