17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rumani në zgjedhje presidenciale pas krizës më të thellë politike në dekada – nacionalistët pritet të sfidojnë favoritët properëndimorë

Rumania ka hapur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale të përsëritura, të cilat ishin anuluar vitin e kaluar mes akuzave për ndërhyrje të huaja dhe manipulime zgjedhore, duke e zhytur vendin në krizën më të rëndë politike që nga fundi i komunizmit.

Qytetarët rumunë po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri mes 11 kandidatëve, ndërsa pritet që raundi i dytë i balotazhit të mbahet më 18 maj. Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 21:00, ndërkohë që diaspora ka votuar që prej së premtes.

Fokusi nuk është vetëm te fituesi, por edhe te mënyra si do të menaxhohet ky proces, pas dështimit të zgjedhjeve të mëparshme të nëntorit 2024, kur kandidati nacionalist pro-rus Calin Georgescu doli i pari në raundin e parë me rreth 2 milionë vota, por nuk arriti të garojë në balotazh për shkak të anulimit të zgjedhjeve nga autoritetet, të cilat u mbështetën në akuzat për ndërhyrje nga Moska.

Georgescu është ndaluar të kandidojë këtë herë, por ndikimi i tij mbetet i ndjeshëm, sidomos përmes mbështetësve të tij dhe nacionalistit të ekstremit të djathtë George Simion, i cili shihet si një nga favoritët për të kaluar në raundin e dytë.

Simion dhe partia e tij AUR, e njohur për retorikën populiste dhe orientimin pro-Trump, po përpiqen të kapitalizojnë mbi pakënaqësinë e madhe të qytetarëve ndaj klasës politike tradicionale. “Ne nuk jemi më një shtet demokratik,” deklaroi Simion, duke e përshkruar lëvizjen e tij si një revoltë kundër “atij që ka shkatërruar vendin.”

Në garë janë edhe figura me orientim të qartë properëndimor si Nicușor Dan, kryetar i Bashkisë së Bukureshtit dhe themelues i partisë USR, dhe Crin Antonescu, një veteran i politikës që përfaqëson koalicionin qeverisës dhe ka promovuar një vizion pro-BE dhe pro-NATO.

Një tjetër emër i rëndësishëm është Elena Lasconi, e cila vitin e kaluar doli e dyta dhe ka ripohuar angazhimin e saj kundër korrupsionit dhe sistemit të vjetër politik.

Tensionet ndërkombëtare rreth këtyre zgjedhjeve nuk mungojnë. Në shkurt, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance kritikoi anulimin e zgjedhjeve të mëparshme në një fjalim në Konferencën për Sigurinë në Mynih, duke e cilësuar si një akt të ndikuar nga presioni ndërkombëtar dhe pa prova bindëse.

Rumania, anëtare e BE-së dhe e NATO-s, po përpiqet të riafirmojë stabilitetin demokratik dhe pozicionin e saj gjeopolitik pas një viti të trazuar. Presidenti i ardhshëm do të ketë një mandat pesëvjeçar dhe luan rol kyç në politikën e jashtme dhe në çështjet e sigurisë kombëtare.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...