Zyrtarët rusë i kanë garantuar Presidentit amerikan Donald Trump gjatë një telefonate të hënën se nuk kanë ndarë informacion mbi vendndodhjen e aseteve ushtarake amerikane, sipas të dërguarit Steve Witkoff.
Megjithatë, raportimet e CNN-it bazohen te burime të inteligjencës amerikane që sugjerojnë se Rusia mund t’i ketë dhënë Iranit të dhëna për lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë. Witkoff tha se në komunikimet me rusët është konfirmuar se deri tani nuk ka pasur ndarje të të dhënave.
Mesazhe të ngjashme janë përsëritur edhe në një telefonatë tjetër me Jared Kushner dhe zyrtarin rus Yuri Ushakov. “Le të shpresojmë se ata nuk po ndajnë informacion me iranianët,” u shpreh Witkoff.
Ai njoftoi gjithashtu se së bashku me Kushner do të udhëtojnë javën e ardhshme në Gjenevë për bisedime trepalëshe me zyrtarë rusë dhe ukrainas.





