11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rusia mund të lëshojë raketën e dytë balistike supersonike në Ukrainë, por SHBA ka dyshime

Rusia mund të lëshojë një raketë të dytë balistike supersonike, Oreshnik, në Ukrainë në ditët në vijim, por Uashingtoni nuk beson se kjo do të ndryshojë ndjeshëm situatën në luftë, tha një zyrtar amerikan. Ky i fundit vlerësoi se përdorimi i raketës Oreshnik do të jetë thjesht një tjetër përpjekje e Rusisë për të terrorizuar Ukrainën dhe nuk pritet të ndikojë në fushën e betejës.

Rusia e lëshoi raketën e parë Oreshnik në Dnipro më 21 nëntor, si përgjigje ndaj sulmit ukrainas në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike. Megjithatë, zyrtari amerikan theksoi se Oreshnik nuk do të ndryshojë përfundimisht dinamikën e luftës.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se mund të përdorë përsëri raketën Oreshnik për të goditur “qendrat vendimmarrëse” në Kiev, nëse Ukraina vazhdon të sulmojë me armë perëndimore me rreze të gjatë. Putin ka pohuar se raketa supersonike ka fuqi shkatërruese të krahasueshme me armët bërthamore, por zyrtarët amerikanë e kanë minimizuar fuqinë e saj, duke e konsideruar atë si “eksperimentale”.

Përveç kësaj, disa zyrtarë rusë dhe perëndimorë kanë thënë se lufta është duke hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili do të marrë detyrën në janar 2025, ka bërë thirrje për armëpushim dhe negociata, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen afatgjatë të Uashingtonit për Ukrainën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...