16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton mbajtjen e stërvitjeve të reja ushtarake dhe testimit të raketave balistike

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se të shtunën, 19 shkurt, do të mbahen stërvitje të reja ushtarake, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti rus, Vladimir Putin, në kohën e shqetësimeve se vendi mund të jetë duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës.

Por një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se stërvitjet dhe testimi i raketave balistike zhvillohen rregullisht dhe kjo nuk duhet të shkaktojë asnjë shqetësim, raporton The Guardian.

Zëdhënësi shtoi se Presidenti Vladimir Putin do të mbikëqyrë stërvitjet gjatë së cilave do të lëshohen raketa balistike dhe lundruese, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se stërvitjet “do të përfshijnë mjetet dhe pajisjet e Forcave Ajrore, Distriktin Ushtarak Jugor, Trupave Raketore Strategjike dhe flotën e Detit Verior dhe të Zi”, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“Stërvitja e forcave të kontrollit strategjik ishte planifikuar paraprakisht për të kontrolluar gatishmërinë e trupave të komandës ushtarake, ekuipazheve të lëshimit të raketave, ekuipazheve të anijeve detare dhe të transportuesve strategjikë të raketave për të kryer detyrat e caktuara, si dhe besueshmërinë e armatimeve të forcave bërthamore dhe jobërthamore”, tha ministria.

Inteligjenca amerikane vlerëson se rreth 130,000 trupa dhe pajisje ushtarake gjenden në zonat në kufi me Ukrainën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...