6.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Rusia shpall fitoren mbas tre muajsh: Mariupoli tashmë është i yni

“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjenerali Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes ruse i jep fund një prej ngjarjeve më domethënëse gjatë tre muajve të parë të sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës. Është rezistenca e qytetit-port dhe veçanërisht të regjimentit Azov në kompleksin industrial Azovstal.

Ndërkohë që në dy ditët e mëparshëm, pjesa më e madhe e 2 mijë ushtarëve ukrainas që ndodheshin aty në kushte të dëshpëruara ishin dorëzuar ushtarakëve rusë, mbeteshin brenda pothuajse të gjithë drejtuesit e regjimentit shumë të diskutuar ukrainas, duke filluar nga komandanti i tyre, koloneli Denis Prokopenko.

Ishte pikërisht ai që rreth orës së drekës kishte njoftuar marrjen e urdhrit të evakuimit nga vetë shtabi qendror i Kievit, për të shmangur një gjakderdhje tashmë të kotë, nga momenti që rusët dhe separatistët e Donbasit kanë pushtuar qytetin, raporton A2news.

Rreth orës 19:22 ishte një nga liderët e rezistencës aty, komandanti i brigadës së 36-të marinsave ukrainas Sergei Volynsky që doli i pari nga Azovstal, së bashku me qindra ushtarë të plagosur dhe të kequshqyer. Në total ishin 531 ushtarakët që sot lanë me autobusë kompleksin, ku i fundit ishte pikërisht komandanti Prokopenko.

Përllogaritet që forcat ruse në më shumë se 80 ditë kanë hedhur në Azovstal një sasi të barasvlershme me 714 tonelata tritol, duke shkatërruar një nga komplekset industriale më të mëdha në Ukrainë dhe Europë, dhe duke shënuar një fitore të përgjakshme që në ketë mënyrë bashkon praktikisht rajonin e Donbasit me atë të Krimesë, duke spostuar forcat e mëdha ushtarake aty në sektorë të tjerë të Donbasit ku ende po luftohet ashpër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë – Digjen koshat e rinj të mbeturinave pak orë pas vendosjes në Transballkanike

0
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka. Ngjarja ka...

E Premtja e Madhe në Zvërnec – besimtarët kremtojnë me përkushtim ritualin e Epitafit

0
Si çdo vit në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë dhe banorët e Zvërnecit janë mbledhur për të kremtuar të Premten e Madhe, duke marrë...

E Premtja e Madhe në Vlorë – besimtarët ortodoksë kremtojnë me rite dhe procesionin...

0
Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë kremtuar të Premten e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin...

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...