5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rusia sulmon me dronë dhe raketa lundruese, 12 Plagosur në Ukraine

Zyrtarët ukrainas raportojnë se Rusia ka lëshuar 28 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë një sulmi në qytetin Dnipro. Sulmet kanë shkaktuar plagosjen e 12 personave. Në një postim në Telegram, Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se janë shkatërruar 21 nga 28 dronët, të cilat kryesisht shënjestruan lokacione në jug dhe lindje të vendit.

Sulmi i 7 janarit tregon se Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën civile ukrainase, edhe pse në shkallë më të vogël sesa sulmet e mëparshme ajrore. Zyrtarët ukrainas bëjnë thirrje për furnizim të shtuar me armë të mbrojtjes ajrore nga aleatët. Ndërkaq, raportohet se Rusia ka përdorur raketa balistike nga Koreja e Veriut në sulmet ndaj Ukrainës.

“Armiku po e zhvendos fokusin e sulmeve në territoret në vijën e fronit: rajonet e Hersonit dhe Dnipropetrovskit janë sulmuar nga dronët”, tha zëdhësi i Forcave ajrore, Yuriy Ihnat, për një televizion ukrainas.

Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka gjuajtur pothuajse 300 raketa dhe ka kryer sulme me mbi 200 dronë në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve të saj për të terrorizuar popullatën civile dhe për të minuar moralin e tyre. Më 29 dhjetor, mbi 120 raketa ruse u lëshuan në qytetet në mbarë Ukrainën, duke vrarë 44 persona, përfshirë 30 viktima vetëm në Kiev.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...