14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Sabrina Carpenter “arreston” Gigi Hadid gjatë koncertit në Pittsburgh – një moment që po bën xhiron e rrjeteve!

PITTSBURGH – Këngëtarja e njohur Sabrina Carpenter ka “arrestuar” supermodelen Gigi Hadid gjatë koncertit të saj në Pittsburgh, duke shtuar edhe një yll tjetër në listën e gjatë të “vajzave të bukura” që bëhen pjesë e performancës së saj energjike.

Në çdo ndalesë të turit të saj, Sabrina zgjedh një person nga publiku për ta “arrestuar” përpara se të këndojë hitin e saj “Juno”. Këtë herë, “viktima” ishte Gigi Hadid, e cila ndodhej në radhët e para të spektaklit.

Në videot që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, Gigi shihet e veshur thjeshtë me xhinse, kanatiere me printe dhe një bluzë të bardhë, ndërsa Sabrina i drejtohet me humor:

“Gigi, nga je ti?”

Modelja përgjigjet me një buzëqeshje: “Bucks County.”
Sabrina ia kthen menjëherë:

“Uau, ndoshta jemi shpirtra binjakë! Gigi, po më zë vapa dhe sikleti.”

Momenti kulm arriti kur këngëtarja i dorëzoi prangat rozë me pelush, simbol i këtij rituali koncertesh, ndërsa Gigi i tundi në ajër mes brohoritjeve të publikut.

“Kjo është për Gigi, njerëz!” – tha Sabrina, duke shkaktuar entuziazëm në sallë.

Gigi Hadid më vonë ndau në rrjetet sociale një foto nga momenti i “arrestimit”, e shoqëruar me një emoji zemre, duke e kthyer episodin në një tjetër moment viral të turneut të Sabrina Carpenter.

Në koncertet e saj, artistja ka “arrestuar” edhe emra të njohur si Millie Bobby Brown, Emma Bunton, Marcello Hernández dhe Margaret Qualley – duke e kthyer këtë ritual në një traditë të dashur për fansat e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...