26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sali Berisha akuzon Erion Veliajn dhe Kreun e SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të kushtetutës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të sfidojë qytetin dhe qytetarët duke dalë në zyrë, pavarësisht akuzave të ngritura ndaj tij. Berisha shtoi se kreu i SPAK, Altin Dumani, tallet me shqiptarët, pasi sipas tij, dje lëshoi një mandat-arrest për Zoton për shpërdorim detyre. Ai akuzoi gjithashtu Dumanin për qëndrimin në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Erion Veliaj vazhdon paturpësisht dhe sfidon qytetin, qytetarët, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe del në zyrë. Ai vazhdon të vjedhë sikur nuk është kapur në flagrancë me 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Sikur nuk është kapur në flagrancë me 38 milionë euro të kompanisë 5D. Sikur nuk është kapur në flagrancë me tenderat që i ka dhënë bashkëshortes së tij dhe vëllait.

Ai vazhdon sikur nuk është ai që u tha me qindra herë shqiptarëve se është autori i pyllit 1 milion pemë në Tiranë. Ai vazhdon sikur nuk është ai që me dhjetëra herë shfaqte video sikur ishte në detyrë dhe shëtiste nëpër botë. Erion Veliaj është tipi i zyrtarit të shpifur, i cili mbahet në detyrë, mbrohet nga Altin Zamani, nga Arben Kraja dhe kriminelë të tjerë në Skapin e partisë.

Të dashur miq, në qoftë se ka njeri që tallet në mënyrë cinike me shqiptarët, që fryhet dhe pasurohet çdo ditë me pengmarrje dhe ryshfete, ky është Altin Dumani. Dje ky lëshoi mandat-arrestin për Zoton privat, shpërdorim detyre. Po kujt ia shet këto o faqezi? Me kë tallesh ti, me një popull tallesh ti që formulon akuza të tilla sikur ta kesh pronë personale Skapin? Ky është armiku më i egër i ligjit dhe të drejtës. Ky bandit që rri në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën, i pavotuar në përputhje me Kushtetutën, ky nuk njeh Kushtetutë, ky zagar mercenar njeh vetëm zotin dhe shkopin e tij, po nuk njeh ligj as Kushtetutë. Po nuk ke turp? Nuk ke turp që endesh korridoreve kryetar i zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën? Apo Kushtetuta jote është Edi Rama, Kushtetuta jote janë ata që të paguajnë. Kushtetuta jote është Erion Veliaj.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...