7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Sali Berisha kërkon leje për pjesëmarrje në seancat parlamentare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar një kërkesë Prokurorisë së Posaçme, ku kërkon lejimin e pjesëmarrjes së tij në seancat parlamentare.

Më 30 dhjetor, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij, ndryshuar nga masat e mëparshme. Berisha argumenton se, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është i detyruar të ushtrojë funksionet e tij.

Avokati i tij, Sokol Mëngjesi, ka depozituar kërkesën duke kërkuar lejen për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.
Në kushtet kur z. Sali Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur nga sovrani, është e domosdoshme që të ushtrojë funksionet e tij si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye duke qënë se ju jeni organ procedues, kërkojmë nga ana juaj miratimin dhe dhënien e lejes që z. Berisha në mënyrën dhe kohën që është aboslutisht e domosdoshme të shkojë, të marrë pjesë dhe të ushtrojë funksionet e tij në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të të drejtave lirive politike të parashikuara nga Kushtetuta e vendit, por edhe të përmbushë detyrimet e veta kundrejt elektoratit që e ka zgjedhur.

Kërkojmë që të merret në konsideratë nga ana juaj kjo kërkesë jona legjitime dhe nëse e konsideroni të arsyeshme të përcaktoni edhe modalitet e lëvizjen së z. Berisha nga banesa në sallën e sancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje vetëm për të marrë pjesë në sallën e sancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Për këto arsye kërkojmë:

Lejimin e z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Duke mbetur në pritje të një përgjigje të shpejtë dhe pozitive nga ana Juaj, Ju falenderoj për mirëkuptimin”, thuhet midis të tjerash në kërkesën e depozituar nga avokati mbrojtës i zt.Berisha, Sokol Mëngjesi.

Kjo çështje përfshin diskutime rreth modaliteteve të lejimit të lëvizjes së tij dhe kohës së nevojshme për realizimin e kësaj lëvizjeje.

Berisha shpreh shpresën për një përgjigje të shpejtë dhe pozitive nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...