26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Sali Berisha me thirrje pro amerikane:’sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me thirrje pro amerikane, ndërsa vlerësoi këtë vend si vend i lirisë dhe i demokracisë.

Gjatë fjalës së tij nga Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha theksoi se janë shqiptarët ata që e bëjnë Shqipërinë.

“Zgjidhja është; Brukseli. Ky mision përmbushët kur të qëndrojnë besnikërisht në AND shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin; Rroftë Amerika.

Ky është qëndrim imë anti-amerikan që mund të mbahet. Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha. Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot. Rroftë PD, rroftë Partia Demokratike!”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT