17.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Sali Berisha rikthehet në Selinë e PD-së pas 11 muajsh: “Sot fitoi e vërteta”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në selinë blu pas pothuajse 11 muajsh, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Ish-kryeministri Berisha mbërriti në selinë e PD-së, ku u prit nga simpatizantë që mbanin në duar flamujt e SHBA-ve dhe të Partisë Demokratike.

Berisha: “Sot Shqipëria U Ndriçua nga Rrezet e Para të Rikthimit të Demokracisë”

Në një deklaratë pas lirimit, Berisha e cilësoi vendimin si një triumf të së vërtetës dhe demokracisë. Ai falënderoi shqiptarët për mbështetjen dhe tha se kjo ishte një ditë dështimi për kundërshtarët e tij politikë, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe filantropin George Soros.

Deklarata e Berishës:

Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe George Soros, dështuan përfundimisht në tentativën për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Sot, sakrifica e 330 ditëve dhe përpjekjet tona triumfuan. Sot nuk fitoi Sali Berisha, por fitoi e vërteta.

Vendimi i Gjykatës:

Vendimi për lirimin e Berishës u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Në një njoftim zyrtar, GJKKO deklaroi:
“Sot, më datë 27.11.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale, vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘arrest në shtëpi’.”

Berisha ishte nën masën e arrestit shtëpiak që prej 30 dhjetorit 2023, dhe lirimi i tij shënon një kthesë të rëndësishme në jetën politike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT