2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Sali Berisha zbulon orën e protestës më 6 Dhjetor në Tiranë: “Do jetë protestë paqësore, do i japim këtij të gjitha mësimet që meriton”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar orën e protestës që do të mbahet më 6 Dhjetor në Tiranë, ditë kjo kur kryeqyteti shqiptar do të presë liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se protesta do të nisë në orën 12:00 ndërkohë që i bëri thirrje biznesmenëve të bëhen pjesë dhe të mos ndalojnë punonjësit e tyre të dalin në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha shtoi se kjo protestë do i gjejë demokratët më të mobilizuar se kurrë për t’i treguar liderëve të Bashkimit Europian problemet me të cilat qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë.

“Asnjë prej tyre në jetën tij nuk i ka bërë thirrje policëve; mblidhni vota. Asnjë prej tyre nuk ka ndërtuar në shtetin e tij narko-shtetin si Edi Rama. Këto janë të vërteta. Si shpikëm ne. Janë analistët botërore që i konstatojnë. Asnjë s’ka shkelmuar interesat e kombit siç shkelmon Edi Rama. Protesta jonë është mesazh i fuqishëm. Ne qëndrojmë për vlerat evropiane, të standardeve demokratike, të votës së lirë, të interesit të lirë. Ai që është sot kryeministër, është fatkeqësi kombëtare. Ndaj dhe ne do jemi në shesh, më të mobilizuar së kurrë. Ditë pune është, se ora 12 është. Kohës i përgjigjesh gjithmonë pa apel. Është madhore. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të gjithë biznesmenëve në Tiranë, të martën në 12 në shesh, në rast se nuk vini vetë mos pengoni punonjësit.

Kjo do jetë një protestë paqësore. Ne i dimë detyrimet që kemi për sigurinë, mikpritjen dhe këto nuk i konfrontojmë në asnjë lloj rrethane, por zëri ynë do jetë i pranishëm aty, sepse ky është i vetmi vend në Europë që kërkon të zhdukë opozitën. Ky kërkon të na zhdukë por ne këtë nuk e pranojmë kurrë, ai do përballet me pasojat e këtyre veprimeve. Data 6 do jetë protestë paqësore, por beteja vazhdon, ne do i japim këtij të gjitha mësimet që duhet të arrë dhe meriton”, tha ai.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...