7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Sali Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit ishin një farsë, jo proces demokratik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk mund të konsiderohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i cilësuar ato si një “farsë elektorale”. I ftuar në një emision televiziv, Berisha theksoi se procesi elektoral u zhvillua në kushte të pabarabarta për subjektet politike dhe se u shkelën rregulla thelbësore të barazisë demokratike.

“Ti flet për zgjedhje, unë flas për farsë. Janë dy gjëra të ndryshme. 99% e vendeve zhvillojnë zgjedhje, por narko-diktatura zhvillon farsa elektorale. 11 maji ishte një farsë absolute”, u shpreh Berisha.

Ai nënvizoi se janë të paktën 16 dokumente ndërkombëtare që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të cilat sipas tij janë shkelur një për një në këtë proces.

“Këto që po them unë i ka konstatuar edhe ODIHR. Ata thonë se subjektet patën të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje, por në një fushë të pabarabartë. Është dhunuar dokumenti i Kopenhagenit”, shtoi më tej lideri demokrat.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur përfundimet e zgjedhjeve të 11 majit vijojnë të jenë objekt debati në opinionin publik dhe politik, ndërsa raportet ndërkombëtare kanë theksuar shqetësime për klimën e pabarazisë dhe përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...