27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përplasje në gjykatë mes babait të Luis Meçes dhe prokurores Alma Feraj: “Keni fjetur mbi dosje për 6 muaj”

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në sallën e gjyqit mes babait të të pandehurit Luis Meçe dhe prokurores së çështjes, Alma Feraj, duke sjellë përjashtimin e tij nga seanca gjyqësore.

Babai i Luisit, në një prononcim për një emision televiziv, tregoi versionin e tij të ngjarjes dhe shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si po trajtohet rasti nga organi i akuzës. Sipas tij, prokurorja Feraj ka pretenduar se i biri, Luisi, dhe Martini, një tjetër i përfshirë në çështje, kanë komunikuar në telefon të dielën mbrëma për t’u organizuar për një takim të planifikuar me Marion ditën e hënë.

“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja, sepse kishin luajtur futboll, dhe kanë qenë me mua gjatë gjithë kohës. Luisi ka fjetur që në orën 9 të mbrëmjes”, deklaroi ai.

Sipas tij, reagimi i prokurores ishte:

“Mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat.”u

Kjo deklaratë ka shkaktuar revoltën e të atit të Luisit, i cili reagoi duke e akuzuar prokuroren se nuk po e trajton me seriozitet çështjen.

“Më falni, por nuk mund të më ofendoni në këtë mënyrë. Jeni pikërisht ju që keni fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për fëmijët tanë.”

Pas kësaj përplasjeje verbale, prokurorja vendosi për përjashtimin e tij nga seanca, ndërkohë që ai shprehu dyshime mbi motivet që qëndrojnë pas mënyrës se si po hetohet rasti.

“Gjatë seancës kishte elementë që më bënë të mendoj se dikush nuk do që të zbardhet e vërteta. Ditën e diel djemtë nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin, kanë qenë me mua në Kavajë dhe i kam sjellë vetë në Tiranë,” përfundoi babai i të riut të akuzuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...