3.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Salianji-Çuçit:”Policë me dy turne kot, ju kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme”

Salianji: Po na e kaloni në matematikë, ja pse. Ju flisni njësoj si paardhësit e tjerë, ministri juaj para jush këtë tha, situatë më e mirë rendi. Po ju lexoj shifrat. Për 100 mijë banorë, shqipëria është e 5-ta për normën e vrasjeve.

Ndërkohë që ju flisnit më shkruanin prindër të viktimave që thonmin policia ishte 50 metra larg kur ndodhnin këto ngjarje. Drejtore policie rrinin si pula përballë krimit. Ata që ju kanë dhënë shifrat e gabuara, vrasjet me pasojë vdekjen janë 0 në 2022, me 5 mars e ke pas në Korçë, po flasim për vrasjet e sofistikuara, e ke para dy ditësh në Burrel, ata që i mbajtën peng dolën familjarët të tmerruar nga banditët, ç’është kjo histori? Si thoni shifra që janë kollaj për tu përgenjështruar, imagjino ca bëni me të tjerat. Vartësi juaj, kreu i policisë ka objektiv forcimin e ligjit, finalizimin e reformës, keni 10 vite me këtë muhabet, keni kaluar në vetting 50 punonjës, ça dështimi doni më shumë ju?

Po thoni të pavërteta publike, vettingun e policëve ju thonit ta bëni Ard Veliu i pashkollë, ai s’di abetaren, ju doni të bëni kontrolle se ju erdhën zgjedhjet. Policia matet me objektiva konkretë, u janë dekonspiruar operacionet. Ju kanë ikur personat me rekorde të tmerrshme. Policët i sillni kot me nga dy turne nëpër postoblloqe, ku e keni Suel Çelën, po Martinajn? Ndërkohë ju e dini, është pjesë e planit. Ish-drejtori thotë më ka rrjedhur informacioni, ju e keni hequr se ka pasur lidhje me SHBA, të tjerat janë përralla, ça objektivi të zbatonte ai kur keni kaq kohë kur ndërroni të njëjtët drejtorë policie?

Duhet të kërkoni ndjesë nga kjo foltore sepse dy drejtorë të rëndësishëm i keni pjesë të krimit, i keni përdorur për interesa politike. Nuk bëhen vrasjet me matematikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 11 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji më të qeta. Në marrëdhënie do të kuptoni më mirë pozicionin e tjetrit. Në punë vjen një propozim që ju jep...

Parashikimi I motit, e Enjte, 11 Dhjetor 2025

0
Dita parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe ftohtë në të gjithë vendin. Në zonat malore dhe veri-qendrore ka mundësi për reshje bore, ndërsa...

Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për balonat bjelloruse që shkelin hapësirën ajrore

0
Qeveria e Lituanisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 9 dhjetor për shkak të kërcënimit që balonat e lëshuara nga Bjellorusia paraqesin për sigurinë publike. Autoritetet...

Australi, zbulohen eshtrat e një fëmije shqiptar 18-muajsh në oborrin e një shtëpie në...

0
Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetin e Brookfield, në veriperëndim të Melburnit, pasi policia australiane gjeti eshtrat e një fëmije 18-muajsh me origjinë shqiptare,...

Grupi kriminal Rraja, SPAK ekzekuton 10 arrestime në kuadër të operacionit “Rikthimi” për trafik...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ekzekutuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 shtetas, pjesë e grupit...