11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Salianji kërkoi transparencë për sulmet kibernetike, Balluku: “E pamundur për ne që të përballonim sulmin, s’kemi qenë të përgatitur”

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj deputetit demokrat Ervin Salianjit, i cili i kërkoi transparencë sa i takon sulmeve kibernetike.

Balluku deklaroi se hakerët kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, po kanë qenë të padukshëm dhe qëllimi i tyre ka qenë fshirja e çdo të dhëne, por kjo nuk është arritur. Sipas saj, ishte e pamundur për ne që të përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme.

“Sulm i paprecedentë dhe ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear. Çfarëdo të thoni për narrativë e kuptoni se me çfarë po përballet ky vend. Salianji e vlerësoj, thatë nëse duhet bashkëpunimi jonë jemi këtu. E vlerësojmë. Na duhet të shikojmë mënyrën e organizimit. 180 mln s’kanë të bëjnë me cyber securety, kanë të bëjnë me investimin për të digjitalizuar. Shqipëria ato para i ka harxhuar në 9 vite për të digjitalizuar vendin, sot qytetarët për të kryer çdo aktivitet që kanë lidhje me kërkesat e tyre në administratën publike s’ka nevojë të presin në radhë. Sot merren dokumente në kohë reale me anë të telefonit. Do fillojmë të reflektojmë dhe të investojmë në cyber security. Kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, po se kanë qenë në shadow mood, kanë qenë të padukshëm. Nuk kemi sisteme të avancuara, nuk kemi qenë të përgatitur për attack të këtij niveli. Mos kujtoni që nuk kemi qenë nën sulme të ndryshme, hakeruesve amator dhe profesionit dhe i kemi përballur me sukses. Kjo ishte e pamundur për ne që të përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme”, tha Balluku.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PD-së Ervin Salianji, i cili tha se Shqipërisë i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve.

“Më vjen mirë që zëvendës kryeministrja përgënjeshtron në këtë foltore kryeministrin.
Së pari dhe kur ju ofrohet se çfarë kërkni nga opozita, ju nuk e thoni dot se çfarë. Ne po kërkojmë të mbajmë përgjegjës dhe ata që kanë qenë përgjegjës. Pa diskutim që agresioni është ndaj vendeve të NATO-s dhe në rajon, Kosova së fundmi, porr ata e kanë përballuar. Estonia ka pasur sulm, por nuk i kanë marrë të dhënat. Asnjë shteti tjetër nuk i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve siç i kanë rënë Shqipërisë. Nuk ka bërë qeveria sot as transparencë, sulmi i organizuar nuk mbahet dot me përgjigje të dështuara”, tha Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...