11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Salianji pas lirimit: “U dënova për të shmangur betejën zgjedhore, drejtësia po përdoret politikisht”

Në daljen e tij të parë pas lirimit nga burgu, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijon akuzat ndaj qeverisë dhe drejtësisë shqiptare, duke deklaruar se burgosja e tij ishte një veprim i qëllimshëm për ta nxjerrë jashtë loje përpara zgjedhjeve.

“U dënova për të shmangur betejën zgjedhore. Jemi në një situatë ku vullneti i një individi vendos dhe përcakton mbi çdo institucion dhe ligj,” – u shpreh Salianji me tone të ashpra.

Ai rikujtoi se denoncimi që bëri ndaj një trafikanti droge kishte sjellë pasoja konkrete – përfshirë dorëzimin e këtij të fundit në drejtësinë italiane – por vetë ai përfundoi në burg si rezultat i këtij akti.

“Pasojat që solli denoncimi im, ishte që një i dënuar për trafik droge u dorëzua në Itali,” – theksoi ai.

Salianji e konsideroi periudhën e vuajtjes së dënimit si një “kosto personale për të mos u dorëzuar para së vërtetës”, ndërsa akuzoi sistemin e drejtësisë se është i infiltruar nga eksponentë të mazhorancës.

“E kam marrë si një kosto të mosdorëzimit të të vërtetës apo moralit që ka individi. I gjithë gjykimi është bërë me familjarët e zyrtarëve të Partisë Socialiste,” – tha ai.

Sipas tij, drejtësia në vend po shndërrohet në një armë për të goditur opozitën dhe për të intimiduar këdo që nuk pranon të heshtë.

“Një sistem gjyqësor përdoret për të goditur një kundërshtar politik, për të intimiduar persona që kanë probleme me ligjin,” – përfundoi Salianji, duke paralajmëruar një rikthim të fortë në arenën politike.

Deklaratat e tij pritet të ndezin debat në skenën politike, ndërkohë që vetë Salianji ka paralajmëruar një angazhim të ri dhe aktiv në opozitë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...